Telegrafi

U largua nga Qendra Korrektuese, arrestohet sërish nga policia

Foto: Arkiv

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se mbrëmë rreth orës 23: 20 pas letër rreshtimit të lëshuar nga SHKK, për të larguarin nga Qendra Korrektuese në Smrekonicë, S.D, policia e Kosovës ka arrestuar të njëjtin.

“S.D më datën 28.08.2019 ishte larguar nga Q. K Smrekonicë, ku po mbante dënimin për veprën penale, kontrabandë me imigrant.

I njëjti pas arrestimit nga policia e Kosovës është dorëzuar tek autoritetet e SHKK-së në Q. K Smrekonicë për të vazhduar mbetjen e dënimit”, thuhet në njoftimin për media. /Telegrafi/