Një burrë i pastrehë ka treguar se si po jeton brenda një koshi të vogël rrobash, dhe po e kalon natën në ‘krevatin më të rehatshëm që ka fjetur ndonjëherë’.
Ish-i varuri nga heroina, i njohur vetëm si Nigel, zbuloi kontejnerin e hapur pranë një parku të kishës në zonën Erdington të Birminghamit pesë javë më parë, transmeton Telegrafi.
52-vjeçari, i cili është me origjinë nga Londra, tani fle çdo natë në koshin e bamirësisë përpara se të dalë në rrugë për të lypur.
Në videon e publikuar më poshtë, shihet si Nigel e ka shndërruar në një mini-shtëpi me shtrat dhe dollap, ku mund të vendosë librat e tij si dhe birrat që i konsumon.
Nigel tha se e gjeti veten në rrugët e Birminghamit, pasi u vendos në një kompleks me shumë banesa me të varur nga droga në Northampton.
Ndërsa tregoi shtëpinë e tij të re, Nigel, i cili tha se u largua nga shtëpia e tij e përbashkët në një përpjekje për të qëndruar i pastër, tha se askush nuk i ka hedhur rrobat në kosh derisa ai ishte brenda – por nëse do t’i bënte, ai do të thoshte ‘faleminderit’. /Telegrafi/