Telegrafi

U largua nga BBVA për t’i qëndruar afër, Valbona Mema njofton se motra e saj ka ndërruar jetë

Këngëtarja e njohur shqiptare, Valbona Mema javë më parë iu bashkua banorëve të Big Brother VIP Albania duke u bërë pjesë e shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Por, rrugëtimi i saj u ndërpre papritur pas një urgjence familjare, pasi motra e saj ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore.

Mema mori vendim të menjëhershëm për t’u larguar nga BBVA dhe për të qëndruar afër motrës së saj.

Foto: Valbona Mema/Instagram

Megjithatë, kjo ishte e pamjaftueshme pasi këngëtarja sot (e enjte) përmes një postimi në llogarinë e Instagramit ka njoftuar se motra e saj ka ndërruar jetë.

“Pusho në paqe motra ime”, ka shkruar Mema në postimi.

Foto: Valbona Mema/Instagram

Kujtojmë që përgjatë rrugëtimi të saj në Big Brother VIP Albania, Valbona ndonëse fitoi simpatinë e banorëve ajo shpesh herë u përfshi në debate të ndryshme me ta.

Lexo po ashtu Valbona Mema largohet nga Big Brother VIP Albania

Ndryshe, tashmë shtëpisë së famshme i janë bashkuar gjashtë banorë të ri për të vazhduar garën për çmimin e madh prej 100 mijë eurosh. /Telegrafi/