Telegrafi

U kujdes për të nga momenti që lindi, luani kafshon për vdekje punonjësin e kopshtit zoologjik në Nigeri

Një punonjës i kopshtit zoologjik në Nigeri është kafshuar për vdekje nga një luan, për të cilin ishte kujdesur nga momenti që kishte lindur.

Incidenti i paprovokuar tragjik ndodhi kur punonjësi i kopshtit zoologjik Olabode Olawuyi, po ushqente luanët në Osun, transmeton Telegrafi.

Pamjet e publikuara më poshtë shfaqin pasojat e sulmin, ku Olawuyi qëndron i shtrirë në tokë – i mbuluar në gjak dhe me sytë që akoma i kishte akoma të hapur.

Ai nuk mund të lëvizte apo shpëtohej pas sulmit fatal. E luani më vonë është qëlluar për vdekje nga punonjësit e tjerë, veprim ky që u filmua me kamerë amatore.

Olawuyi ishte veteriner që kishte punuar në këtë kopsht zoologjik për afro një dekadë, dhe e kishte sjellë luanin për të cilin u kujdes derisa u rrit. /Telegrafi/