Votuesit në Gjeorgji janë duke dalë të shtunën në zgjedhjet lokale që do të kenë një ndikim vendimtar vendor, një ditë pas arrestimit të ish-presidentit Mikheil Saakashvili në kthimin e tij nga mërgimi.
Ndalimi i liderit kryesor të opozitës ka rritur ndjeshëm “bastet” në votim, i parë si një provë për partinë në pushtet “Ëndrra Gjeorgjiane”, gjithnjë e më jopopullore në kombin e Kaukazit jugor, përcjell Telegrafi.
“Unë dua t’ju kërkoj të gjithëve të shkoni në zgjedhje në mënyrë që të mos humbasë asnjë votë”, ka shkruar Saakashvili në Twitter nga burgu të shtunën, duke postuar një fotografi të një letre për mbështetësit e tij. “Liria ime dhe, më e rëndësishmja, liria e Gjeorgjisë varet tërësisht nga veprimet dhe aftësia juaj luftarake”.
Një reformator karizmatik, pro-perëndimor aq i dashur sa i urryer, themeluesi 53-vjeçar i Lëvizjes Kombëtare të Bashkuar (UNM) ishte president i Gjeorgjisë nga 2004 në 2013.
Para arrestimit të tij të premten, ai u bëri thirrje mbështetësve përmes një video të protestojnë dhe “shpëtojnë Gjeorgjinë” në zgjedhjet e fundjavës.
Ai gjithashtu i nxiti ata të mblidheshin të dielën përgjatë një rruge kryesore përmes kryeqytetit, Tbilisi.
My letter from prison
My dear associates and my Georgian community.When I left Kyiv and came here, I knew that I would most likely be arrested, with fabricated, false verdicts which were issued by order of Putin. No country in the world except Russia recognizes this sentence… pic.twitter.com/ffA8VPvhz6
— Mikheil Saakashvili (@SaakashviliM) October 2, 2021
Saakashvili njoftoi kthimin e tij nga Ukraina në vendin ku u largua në vitin 2013 përmes Facebook, duke thënë “Kam rrezikuar jetën dhe lirinë time për t’u kthyer!”.
Qeveria e kishte paralajmëruar se do të arrestohej menjëherë nëse kthehej pasi kërkohej për “shpërdorim të detyrës”.
Në vitin 2018 ai u dënua me gjashtë vjet burg pasi u shpall fajtor për shpërfillje të gjykatës, përcjell Telegrafi.
Saakashvili argumenton se çështja kundër tij është e motivuar politikisht.
Arrestimi i tij u njoftua të premten nga kryeministri Irakli Garibashvili. Sipas raporteve në mediat gjeorgjiane, ai po mbahet në burgun Roustavi, afër Tbilisi.
Që nga viti i kaluar, Gjeorgjia është zhytur në një krizë politike pas denoncimit të opozitës për mashtrime masive në zgjedhjet parlamentare, të fituara ngushtë nga partia në pushtet.
Në pushtet që nga viti 2012 është “Ëndrra Gjeorgjiane”, e themeluar nga biznesmeni miliarder dhe politikan Bidzina Ivanishvili.
Njeriu më i pasur i vendit është akuzuar nga kritikët e tij për përdorimin e akuzave penale për të heshtur kundërshtarët e tij, si dhe gazetarët. /Telegrafi/