Telegrafi

U kthye në autostradën hungareze në drejtim të kundërt dhe shkaktoi një aksident të tmerrshëm

Një shofer i pakujdesshëm shkaktoi një aksident të tmerrshëm në autostradë me veprimet e tij.

Kamerat e sigurisë regjistruan më 11 shtator në autostradën hungareze, momentin kur shoferi i një makine Nissan vendosi të voziste në drejtim të kundërt në autostradë për një arsye të pashpjegueshme, transmeton Telegrafi.

Në vend që të përfshihej në trafik, ai vendosi të kthehej majtas. Ai madje ndezi sinjalin e kthimit. Për t’i bërë gjërat edhe më keq, ai ishte ende duke tërhequr një rimorkio, duke rritur kështu më tej shanset për t’u goditur nga automjetet në një përplasje.

Kur pa se çfarë kishte bërë, ndaloi automjetin, por ishte tepër vonë.

Makina pastaj u godit keq nga makina që po vinte me shpejtësi në autostradë.

Ai goditi pjesën e pasme të tij dhe pjesën e përparme të rimorkios, dhe duke shkëputur lidhjen e tyre, por ai zbuti disi goditjen me një frenim të vrullshëm.

Drejtuesit e tjerë arritën të ndalonin në kohë. /Telegrafi/