Site icon Telegrafi

U kritikua shumë për dobësinë e kontrollimit të topit, por Lukaku hesht kritikët ndaj Cagliarit

Romelu Lukaku heshti të gjithë urrejtësit e tij kur prodhoi disa ndalje mahnitëse gjatë fitores së Interit ndaj Cagliari.

Lukaku, 26 vjeç, shënoi një dygolësh në fitoren e Interit 4-1 kundër Cagliari në Coppa Italia të martën.

Ai hapi rezultatin në minutën e parë përpara se të shënonte golin e dytë personal katër minuta pas pushimit mes dy pjesëve.

Lexo po ashtu Ibrahimovic i premton Lukakut 60 euro për çdo pranim të mirë të topit

Por, nuk ishin dy goditjet e tij që i bënë fansat të flisnin.

Sulmuesi belg u pa duke kontrolluar në mënyrë të shkëlqyeshme topin dhe pastaj pasoi në mënyrë të shkëlqyeshme në dy raste të ndara.

Një llogari e tifozëve në Twitter ka shpërndarë videon me dy momentet kur Lukaku hesht kritikët me kontrollin dhe pasimet e tij.

https://twitter.com/CoppaVids/status/1217256410511224833

Prekja e parë e topit nga Lukaku mahniti tifozët e futbollit në mediat sociale.

Ndryshe, belgu po shijon një sezon të madh debutues në Itali pasi deri tani ai ka 18 gola në emrin e tij në të gjitha garat, përfshirë 14 gola në Serie A. /Telegrafi/

Exit mobile version