Telegrafi

U kërkuan të vendosin maskë gjatë udhëtimit, pasagjerja italiane sulmon një grua brenda aeroplanit – autoritetet e rendit detyrohen të ndërhyjnë

Një italiane është filmuar duke sulmuar një pasagjere tjetër, pas një fjalosje për shkak të maskës mbrojtëse gjatë fluturimit nga Ibiza në drejtim të Milanos.

Gruaja fillimisht mllefin e shfryu mbi ekuipazhin e aviokompanisë Ryanair, dhe më pas iu vërsul një gruaje që po udhëtonte dhe që ishte jo larg saj, transmeton Telegrafi.

Megjithatë ky veprim i kushtoi shtrenjtë asaj, pasi autoritetet e rendit janë detyruar të ndërhyjnë duke e nxjerrë zvarrë jashtë fluturakes.

Gjithçka nisi kur stjuardesat u kërkuan pasagjerëve të vendosin maskat gjatë fluturimit, për të parandaluar përhapjen e COVID-19.

Aty shpërtheu italiania e cila filloi të shaj e fyej stafin, dhe më pas vazhdoi me sulm fizik ndaj një gruaje që duket se mbështeste kërkesat e stafit për bartje të maskës. /Telegrafi/