Telegrafi

U kërkua nga Roma dhe Milani, Gasperini qëndron te Atalanta me kontratë të re dhe rrogë të rritur

Gian Piero Gasperini (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

Atalanta ka konfirmuar se Gian Piero Gasperini do të qëndrojë për ta drejtuar skuadrën në sezonin e parë në histori të klubit në Ligën e Kampionëve.

Strategu italian u kërkua nga Roma (për ta zëvendësuar Claudio Ranierin) dhe nga Milani (në vend të Gennaro Gattusos), mirëpo vendosi të qëndronte te skuadra që e kualifikoi për herë të parë në garën më të madhe evropiane për klube.

Gian Piero Gasperini (Foto: Alessandro Sabattini/Getty Images/Guliver)

“Me kënaqësi të madhe, mund të konfirmoj se raportet në mes të Atalantas dhe trajnerit tonë, Gian Piero Gasperini, do të vazhdojnë. ka thënë presidenti i Atalantas, Antonio Percassi, për faqen zyrtare të klubit.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Gian Piero Gasperini

ANSA bën të ditur se ish-trajneri i Interit e ka vazhduar kontratën deri në vitin 2022 me opsionin për një vit shtesë dhe do të paguhet 2.2 milionë euro në sezon.

Atalanta e zuri vendin e tretë në Serie A këtë edicion, duke i lënë jashtë Ligë së Kampionëve, klubet si Milan dhe Roma. /Telegrafi/