Telegrafi

U kërkoi grave favore seksuale, për t’ua dhënë falas banesën me qira – videoja tregon se si ra në grackë pronari! (Video)

Një pronar në Uells u kap nga kamera e fshehur duke i ofruar një gruaje apartamentin me qira pa pagesë, në këmbim të favoreve seksuale.

Sipas mediave britanike, përcjell Telegrafi, “Qira për seks” është një fenomen i ri në vende si Uellsi, ku pronarët ofrojnë qira të reduktuar ose falas, në këmbim “të një forme tjetër të pagesës”.

Madje, siç thuhet më tej rreth 250,000 gra në Britani të Madhe thonë se atyre u janë ofruar qira falas në shkëmbim të favoreve seksuale, në pesë vitet e fundit.

Një hetuese e fshehtë thuhet se u takua me pronarin në një regjistrim të fshehtë për të diskutuar marrëveshjen.

Ai pretendoi se mund të ofronte një vend të lirë duke bërë marrëdhënie seksuale me të një herë në javë. /Telegrafi/