Telegrafi

U kapën nga kamerat duke keqtrajtuar fëmijët, arrestohen dy edukatoret e një kopshti në Georgia

Dy edukatore në një kopsht të fëmijëve në SHBA janë arrestuar për abuzim fizik, pasi prindërit i panë në kamerat e sigurisë që transmetonin gjithçka live, duke abuzuar me dy fëmijë të moshës dy dhe tre-vjeç.

Pamjet brenda kopshtit Parker Chase në Georgia të SHBA-ve, shfaqin edukatoren Zeina Alostwani, 40-vjeçe dhe Soriana Briceno 19, duke shtyrë dhe u bërtitur fëmijëve që ishin ulur në dysheme në formë rrethi, transmeton Telegrafi.

Zeina Alostwani shihet duke ia shkelur dorën fëmijës dhe një tjetër e godet me gju në shpinë, kurse Soriana që ishte ulur në mes të klasës u bërtiste dhe i godiste në ballë.

Ky kopsht menaxhohet nga shkolla Endeavor LLC, ku në kumtesën e këtij institucioni është bërë e ditur se kanë filluar hetimet e brendshme për sjelljet e edukatoreve.

Në anën tjetër, policia ka arrestuar ato për abuzim fizik, dhe tani po qëndrojnë në burgun e Fultonit. /Telegrafi/