Site icon Telegrafi

U kapën në flagrancë duke shitur kokainë, arrestohen tre persona në Tiranë

Foto: Ilustrim

Tre persona janë kapur në flagrancë në afërsi të një qendre tregtare në kuadër të operacionit policor të koduar “Collaboration 2” në Tiranë.

Sipas njoftimit të policisë I. C., 21 vjeç, A. C., 21 vjeç dhe Xh. M., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë kishin rreth 107 gramë kokainë në momentin që u arrestuan.

Gjatë kontrolleve atyre ju sekuestrua lënda narkotike dhe tre aparatë celularë.

Njoftimi i policisë:

Si rezultat i hetimeve të kryera për disa muaj, nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në drejtimin e Prokurorisë, për veprimtarinë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike, që kryhej nga 3 shtetas, është finalizuar operacioni policor i koduar “Collaboration 2”, në kuadër të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

C., 21 vjeç, A. C., 21 vjeç dhe Xh. M., 19 vjeç, të tre banues në Tiranë.
Këta shtetas janë kapur në flagrancë, në afërsi të një qendre tregtare, në momentin e shitjes së një sasie kokaine (107 gramë), e cila iu gjet shtetasit Xh. M., gjatë kontrollit fizik.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

Exit mobile version