Site icon Telegrafi

U kapën me mbi 45 kg kokainë në Durrës, gjykata merr vendim për dy të arrestuarit

Policia në Shqipëri njoftoi mbrëmjen e së mërkurës se ka zbuluar 45.5 kilogramë kokainë midis një ngarkese me mish pule të ardhur nga Brazili në Portin të Durrësit me destinacion Maqedoninë e Veriut.

Droga sipas policisë ishte fshehur brenda një kontejneri frigorifer.

Lidhur me rastin, policia ka arrestuar dy të dyshuar të cilët janë lënë sot në burg.

Gjykata e Durrësit caktoi arrest në burg pa afat për Arben Ferizin, administratorin e kompanisë për të cilën mbërriti në portin e Durrësit kontejneri me mish pule brenda të cilit u gjet kokaina.

Lexo po ashtu Kokaina e kapur në Durrës, njëri prej të arrestuarve është këshilltari i Erion Veliajt

E ndërsa Ferizi u la në burg pa afat deri në përfundim të hetimeve, për Egert Vargun, agjentin doganor është vendosur masa arrest në burg me afat 18 ditor, kohë e mjaftueshme sipas gjykatës për të përcaktuar rolin e tij në trafikun e mbetur në tentativë të kokainës që do të kalonte transit nga porti i Durrësit drejt Maqedonisë së Veriut.

Ngarkesa me mish pule ishte porositur në Brazil nga kompania e përpunimit të mishit “Apetit Group” me qendër në Kosovë dhe degë të saj në Maqedoninë e Veriut. /Top Channel/

Exit mobile version