Site icon Telegrafi

U kacafyten gjatë humbjes nga Rahoveci – Prishtina suspendon dy yjet, Edmond Azemi dhe Dardan Berisha

Klubi basketbollistik, Prishtina ka vendosur t’i suspendojë dy yjet e skuadrës, Edmond Azemi dhe Dardan Berisha.

Klubi më i trofeshëm në Kosovë u mposht me rikthim nga Rahoveci me rezultat 94:87.

Përveç kësaj humbje, Prishtina u përballë edhe me një situatë të re, atë të kacafytjes së basketbollistëve të saj mes vete.

Lexo po ashtu Rahoveci triumfon në kryeqytet ndaj Prishtinës, Vreshtarët lider në tabelë

Bëhet fjalë për kapitenin Edmond Azemi dhe zëvendës kapiteni Dardan Berisha, të cilët u kacafyten mes vete gjatë ndeshjes.

Pas këtij veprimi, Prishtina ka vendosur t’i suspendojë të dy basketbollistët, pasi sipas tyre askush nuk guxon ta dëmtoj imazhin e klubit.

Postimi pa ndërhyrje i Prishtinës:

Njoftim!

Pas gjesteve dhe veprimeve të pahijshme dhe të pa tolerueshme të Kapitenit dhe zv.kapitenit Edmond Azemi dhe Dardan Berisha pas kacafytjeve ndërmjet tyre, klubi ka vendosur që ti suspendojë nga ekipi që të dy.

Imazhin e klubit Prishtina nuk guxon dhe nuk mund ta dëmtojë asnjë individ pavarësisht kontributit të tyre në klub!

/Telegrafi/

Exit mobile version