Site icon Telegrafi

U inaugurua laboratori i ri analizave të ujit në KUR “Prishtina”

Kompania Ujësjellësi Rajonal “Prishtina” sh.a. inauguroi laboratorin e ri qendror të analizave fiziko-kimike dhe bakteriologjike.

Kryeshefi ekzekutiv i KUR “Prishtina”, Gjelosh Vataj tha se kjo ditë për ujësjellësin e Prishtinës është ditë historike, sepse historia e laboratorit daton që nga viti 1983 dhe prej atëherë ujësjellësi i Prishtinës nuk ka pas lëvizje të re në këtë drejtim, sikurse sot.

“Furnizimi me ujë të pijshëm në pajtim me standardet e OBSH-së, maksimalizimi i kohës së furnizimit me ujë, largimi i ujërave të ndotura, mirëmbajtja dhe zgjerimi i rrjetit të ujit të pijshëm dhe rrjetit të ujërave të ndotura, por para së gjithash, përveç furnizimit të rregullt me ujë dhe investimeve të njëpasnjëshme në infrastrukturën e rrjetit të ujësjellësit dhe kanalizimit, misioni kryesor është cilësia e lartë e ujit të pijshëm me standardet e Organizatës Botërore të Shëndetësisë”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

 

Exit mobile version