Telegrafi

A u imponua mbyllja e kolegjit turk? Pollo: Vihet në dyshim orientimi europian

Ish-ministri i Arsimit Genc Pollo e cilëson absurd vendimin e qeverisë për të mbyllur kolegjin turk në Tiranë.

Në një intervistë për Euroneës Albania, Pollo tha se viktimat e ndërhyrjes brutale në punët e Shqipërisë janë në radhë të parë nxënësit dhe familjet e tyre.

Lexo po ashtu Mbyllja e kolegjit turk, reagon Rama: Zbatim i barabartë i ligjit

Sipas Pollos, vendimi është një goditje arbitrare që i bëhet sistemit arsimor në Shqipëri. Qeveria është kritikuar nga Parlamenti Evropian për ekstradime të paligjshme të shtetasve turq në Turqi. Vendimi i fundit sipas tij, rrënon imazhin e Shqipërisë si një vend i orientuar drejt BE.

“Një qeveri që arbitrarisht mbyll një shkollë për t’i bërë qejfin dikujt tjetër jashtë vendit shihet edhe si një vend që më pak e meriton të jetë në BE”, tha Pollo. /Euronews Albania/