Sot në selinë e FFK-së është bërë tërheqja e shortit për rrethin e 1/8 së finales për Digitalb Kupën e Kosovës.
Të pranishëm në short krahas anëtarëve të Komisionit të Garave ishin edhe sekretari i përgjithshëm, Eroll Salihu dhe anëtari i KE-s, Bekim Rexhepi.
Në short morën pjesë 16 skuadra nga tri kategori të ndryshme garuese, të cilat e kanë siguruar pjesëmarrjen në këtë fazë të garave.
Çifti më interesant i këtij rrethi do të jetë ajo ndërmjet Ballkanit dhe Trepçës’89, derisa në ndeshjet e tjera favoritë vlerësohen skuadrat e elitës.
Ndeshjet e këtij rrethi do të zhvillohen më 7 e 8 dhjetor.
Çiftet e rrethit të 1/8 së finales:
Feronikeli – Fc A&N
Drenica – Dardana
Vitia – Dukagjini
Trepça – Vushtrria
Gjilani – 2 Korriku
Arbëria – Prishtina
Ballkani – Trepça ‘89
Liria – Ferizaj