Site icon Telegrafi

U hodh para syve të gruas në vrimën e hapur të lumit të ngrirë, burri nga Ukraina nuk arriti të dal i gjallë

Një burrë para syve të gruas kërceu në një lumë të ngrirë, në të cilin kishte hapur një vrimë me motosharrë.

Burri 38-vjeç nga Ukraina i identifikuar si Alexander, i kërkoi gruas që ta filmojë derisa kërcente në ujin e ngrirë të lumit Chrtomlyk, transmeton Telegrafi.

Megjithatë pa kaluar shumë momente ekipet e shpëtimit u telefonuan pasi ai nuk doli më mbi sipërfaqen e ujit, dhe rrymat e ujit e kishin futur thellë në lumë.

E pas kërkimit disa orësh të ekipeve të shpëtimit, trupi i tij është gjetur në një thellësi të madhe. Atë e dërguan në spital vetëm sa për të konfirmuar vdekjen e tij.

Një rast i ngjashëm ka ndodhur javë më parë në Rusi, ku një avokate para syve të bashkëshortit dhe gruas kërceu në të njëjtën mënyrë në një gropë të hapur në lumin e ngrirë dhe që pati të njëjtin fat sikurse burri nga Ukraina. /Telegrafi/

Exit mobile version