Në rrjetet sociale po qarkullon një video e frikshme e aksidentit në qytetin spanjoll, Tenerife, ku mbeti i plagosur një turist 40-vjeçar, me shumë gjasa britanik.
Ai vendosi të hidhej nga shkëmbinjtë e lartë në det, por e vlerësoi gabimisht dhe u përplas në shkëmbinjtë e mprehtë. Pas goditjes, ai ka rënë në ujë.
Pas aksidentit, dëshmitarët u hodhën në ujë për të ndihmuar burrin dhe ekipet e shpëtimit u thirrën në vendngjarje.
Ngjarja ka ndodhur pranë shpellës Charco El Tancon në veri të Tenerife, raportojnë mediat.
Në këtë vend kanë humbur jetën disa turistë, përndryshe qasja është e ndaluar.
Siç bëhet e ditur, mjekët kanë konstatuar lëndime të rënda në gjymtyrët e poshtme, ndërsa nuk dihet gjendja aktuale e burrit. /Telegrafi/
#Tenerife / Calcula mal el salto en un zona (El Tancón) con el acceso prohibido.
Se revienta. pic.twitter.com/FfFUZM5ups
— Canario Today (@CanarioToday) April 17, 2024