Një vajzë e re mbeti në karrocë të invalidëve, kur vendosi të hidhet në lumë nga ura 15 metërshe e lartë, në një ditë të nxehtë veres në Cumbria të Anglisë.
Libbey Sinden, 22-vjeç, theu shtyllën kurrizore nga goditja e fuqishme në ujë, dhe i është dashur të mësohet “sërish të ecë” pasi për plotë katër muaj i kaloi në karrocën e invalidëve, transmeton Telegrafi.
Në korrik të vitit të kaluar me disa miq, Sinden vendosi të hidhet nga ura e “djallit” në Cumbria, për t’u freskuar paksa nga dita e nxehtë e verës.
E veshur me rroba banjo, ajo shihet duke u hedhur në ujë nga një lartësi prej 15 metrave, por mënyra e hedhjes së saj bëri që të duket sikur po bie një tullë me shpejtësi të madhe.
Madje ky moment ishte filmuar me kamerë amatore, ku shihet se me çfarë shpejtësie të jashtëzakonshme bie në ujë. Pasi kishte dalë mbi sipërfaqen e ujit kishte bërtitur se ka lënduar shpinën.
Sinden i është nënshtruar ndërhyrjeve kirurgjike, që për fat të mirë pas katër muajve që i kaloi në karrocë filloi sërish të ecë.
Tani ajo u bën thirrje të gjithë që të mos e kopjojnë dhe mos kërcejnë në atë mënyrë nga ura – pasi jo të gjithë mund ta kenë fatin e saj dhe t’i shpëtojnë paralizës. /Telegrafi/