Telegrafi

U grumbullua për herë të parë nga Kosova, Beka i lumtur që do t’i përfaqësojë Dardanët

Përfaqësuesja e Kosovës ka mbajtur stërvitjen e parë pas grumbullimit për dy ndeshjet e muajit shtator.

Dardanët do të përballen me Zvicrën më 9 shtator, derisa tre ditë më vonë në udhëtim takohen me Rumaninë.

Ismajl Beka është prurje e re në Përfaqësuesen e Kosovës, me mbrojtësin e Luzernit që ka shkëlqyer në elitën e futbollit zviceran.

Beka është shprehur shumë i lumtur që është pjesë e Dardanëve.

“Jam shumë i lumtur që e përfaqësoj Kosovën. Jam shumë i gëzuar dhe i lumtur”.

“Më kanë pritur shumë mirë, lojtarët, stafi dhe të gjithë te Kosova. Për mua është shumë mirë e po ashtu për familjen time”.

Lexo po ashtu Dardanët nisin stërvitjet me përkushtim para përballjes me Zvicrën

“Jemi gëzuar shumë dhe shpresoj të jap maksimumin dhe që do të kemi suksese”, ka thënë qendërmbrojtësi shtatlartë i Luzernit. /Telegrafi/