Site icon Telegrafi

U godit nga vetura në sulmin e Londrës, i mbijetuari rrëfen ngjarjen horror: Kam lindur përsëri! (Video)

Një këmbësor i cili ishte shkelur gati për tu mbytur gjatë sulmit të ditës së mërkurë në Londër ka thënë se tani ndjehet i “lindur përsëri”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Francisco Lopes, 26, kishte përfunduar me lëndime në këmbë dhe disa të tjera në dorë, kur Khalid Masood “përfshiu” me veturën e tij këmbësorët në Londër.

Lexo po ashtu Sulmi në Londër, publikohen pamjet dramatike të largimit të kryeministres May (Video)

Portugezi ka dhënë një deklaratë rrëqethëse rreth asaj se çfarë në fakt kishte ndodhur atë ditë, duke shtuar se ishte tepër i frikësuar, kur ai ishte goditur për tu rrëzuar në tokë.

Ai ishte duke shkuar në shtëpinë e tij, kur e kishte parë veturën e cilat atëherë veçse gjendej vetëm një metër larg tij.

Lexo po ashtu Bëri fotografi me turisten amerikane, pas 45 minutash ai ishte i vdekur (Foto)

Duke folur nga shtrati i spitalit, Lopes ka thënë se është “diçka e mrekullueshme për të qenë i gjallë” duke shtuar se tanimë ai është duke jetuar “një jetë të re”.

Ai ka rrëfyer ngjarjen horror, duke thënë se ka nxjerrë duart përpara dhe se vetura e kishte goditur, përcjell Telegrafi.

“Adrenalina filloi të rritej tek unë. Nuk doja të vdisja dhe ja, tanimë jam OK”.

“Jam duke tentuar të bind veten se jam OK dhe se këmbët e mia gjithashtu do të jenë OK”.

“Siç edhe më tha xhaxhai im, unë kam lindur përsëri”.

Lexo po ashtu Terroristi “vampir”, njeriu që dilte natën i vetëm, i veshur i gjithi në të zeza (Foto)

Gjatë ditës së djeshme, kryeministrja britanike ka konfirmuar se së paku 29 njerëz janë lënduar, të cilët kanë pasur nevojë për trajtim mjekësor, përfshirë 12 britanikë dhe tre fëmijë francezë.

Numri i të vdekurve është rritur tani në pesë pas vdekjes edhe të 75-vjeçarit Leslie Rodos, nga Streatham, jug të Londrës.

Lexo po ashtu Tani ka një “pseudonim” të ri: Vazhdon konfuzioni mbi emrin e sulmuesit të Londrës!

Aysha Frade, një mësuese në të katërdhjetat e saj, u vra pasi ajo ishte goditur nga Hyundai dhe u hodh përfundi një autobusi.

Ndërkaq amerikani Kurt Cochran, 54, u vra duke festuar 25 vjetorin e tij me gruan e tij Melissa, kur ai u godit dhe përfundoi nën urë. /Telegrafi/

Exit mobile version