Telegrafi

“U gjuajt në mënyrë të frikshme në ajër”, një fans i Usher merr vëmendje në Super Bowl – pyesin nëse është mirë

Ka shumë momente të paharrueshme nga “Super Bowl” e mbrëmshme.

Performanca e Usher i la fansat të mahnitur, veçanërisht pasi atij iu bashkuan në skenë Alicia Keys, ëill.i.am, Ludacris dhe Lil Jon.

Taylor Swift dhe Blake Lively ishin yjet kryesorë në tribuna.

Por edhe një djalë i panjohur për publikun tërhoqi vëmendjen.

Gjegjësisht, një video e shkurtër nga pjesa e parë e “Super Bowl” u përhap në rrjetet sociale dhe për më pak se një ditë mblodhi shtatë milionë shikime.

Lexo po ashtu Pse Usher mbante doreza gjatë performancës së tij në Super Bowl? Fansat kanë një teori

Gjatë performancës së pjesës së parë të “Turn Down For What”, një burrë me një këmishë blu fluturoi në mënyrë të frikshme lart në ajër.

Foto: Getty Images

“Red Bull ju jep krahë”, “Duket si argëtim”, “Mendova se ishte Justin Bieber që më në fund doli në skenë”, “Djali fluturoi fjalë për fjalë”, “Çfarë dreqin është ky?”, “Dhe mendova se ishte dikush po fluturonte në ajër, por e binda veten se po e imagjinoja” – qenë disa nga komentet në rrjete sociale.

Por kishte edhe nga ata që ishin të shqetësuar: “A mund të kontrollojë dikush për të parë nëse ky njeri është mirë?”.


Usher ka dhënë një performancë të mrekullueshme në “Super Bowl 2024”, e cila do të mbetet gjatë në kujtesë. /Telegrafi/