Në Krefeld të Gjermanisë, janë gjetur shtatë persona me status të paligjshëm nga Shqipëria, të cilët nuk kishin as leje qëndrimi dhe as leje pune.
Sipas doganave, pesë shqiptarë punonin ilegalisht në këtë lokal. Pronari ka punësuar edhe dy punëtorë të tjerë, të cilët nuk ishin të regjistruar në sigurimet shoqërore.
Zyrtarët në zyrën kryesore doganore në Krefeld kanë kontrolluar kompanitë e hotelierisë, ndërtimit dhe taksive në Krefeld, Nettetal dhe rrethin Viersen. Kontrollimi është bërë nën dyshimin për punë të padeklaruar dhe me këtë rast ata kanë gjetur shkelje të shumta, shkruan rp-online.de.
Si rezultat, një restorant është mbyllur zyrtarisht. Janë gjetur shtatë persona me status të paligjshëm nga Shqipëria, të cilët nuk kishin as leje qëndrimi dhe as leje pune, transmeton albinfo.ch.
Të gjithë ata i janë dorëzuar zyrës përgjegjëse të emigracionit për sqarime të mëtejshme.
Gjithsej pesë nga shtatë shqiptarët e paligjshëm ishin të punësuar në një lokal hotelier, transmeton albinfo.ch. Pronari i këtij lokali ka punësuar edhe dy punëtorë të tjerë, të cilët ende nuk ishin të regjistruar për sigurimet shoqërore.
Ndaj pronarit kanë nisur hetimet për shkelje të regjistrimit dhe punësim të paligjshëm të të huajve. Meqenëse pronari nuk kishte më staf në dispozicion për sektorin e kuzhinës, restoranti duhej të mbyllej po atë mbrëmje.