Janë publikuar disa pamje në të cilat shihet momenti kur një grua humbi kontrollin e Ferrarit të saj të ri – pak momente pas marrjes në duar për herë të parë të timonit të veturës.
Siç edhe mund të shihet, përcjell Telegrafi, videoja fillimisht tregon brendësinë e veturës së re, me shoferen duke thënë: “Herën e parë duke ngarë një Ferrari. Kjo është me të vërtetë ndjenja më e mahnitshme”.
Pastaj ajo shihet duke u futur në trafik, përpara se të përplaset për një pengesë të sigurisë, më pas edhe për një BMW X3, që shkakton një përplasje të mëtejshme me një Nissan të zi.
Pavarësisht nga përplasja me shpejtësi të ulët, pamjet nga pasojat zbuluan shkallën e dëmtimit të Ferrari 458.
Por për fat të mirë janë aktivizuar airbagët dhe shoferja dhe pasagjeri janë shpëtuar pa ndonjë lëndim serioz.
Siç thuhet më tej, incidenti ndodhi në Zhejiang të Kinës, pasi gruaja bleu makinën për 4 milionë Yuan (rreth 600 mijë dollarë).
Dhe kostoja për të rregulluar dëmin ka të ngjarë të jetë më shumë se gjysma e kësaj shume. /Telegrafi/