Telegrafi

U fut në palestër që ta përdhunojë 24-vjeçaren, pendohet keq burri nga Florida – ajo e rrah dhe tërë ngjarja u filmua nga kamerat  

Një vajzë nga Florida e cila po stërviste në palestër është bërë virale për shkak të një video të postuar në rrjetet sociale, ku shihet sesi rrah një përdhunues në palestër i cili tenton ta rrëmbej.

Nashali Alma, 24-vjeçe, ka folur për Daily Mail për sulmin që i është bërë në natën që po stërvitej në palestër, transmeton Telegrafi.

Alma që ka të mbushur Instagramin me fotografi të shumta që shfaq linjat trupore dhe muskujt e formuar nga stërvitjet, tha se për asnjë moment nuk është dorëzuar.

Ajo po stërvitej në palestër kur dikush në derë të trokiti dhe ajo ndërpreu ushtrimet për t’ia hapur derën, dhe u kthye tek pajisjet për të vazhduar me ushtrime.

Disa momente më vonë, ky burrë të cilit ia hapi derën iu afrua dhe befasisht iu vërsul. Duke parë se nuk kishte ndihmë nga askush, vendosi t’i kundërvihet.

Kështu e goditi vazhdimisht me grusht dhe për asnjë moment nuk e lëshoi nga dora telefonin. E këto momente i regjistroi edhe kamera e sigurisë.

Me të kuptuar se nuk po ia arrin qëllimit, burri ishte dorëzuar ndërsa disa minuta më vonë është arrestuar nga policia amerikane.

Ajo tani i bën thirrje të gjitha vajzave që kurrë të mos dorëzohen dhe të luftojnë për veten deri në momentin e fundit të jetës. /Telegrafi/