Telegrafi

U fut në mes për të ndarë nxënësit që rriheshin, e pëson keq asistentja e drejtorit të shkollës në Teksas – bëhet për spital

Një grup nxënësish të klasës së nëntë kanë rrahur brutalisht asistenten e drejtorit të shkollës në Teksas, e cila është dërguar në spital me lëndime serioze në kokë.

Nxënësit e shkollës së mesme Westifled në Spring, 20 milje në veri të Houston, përplasën për tokë administratoren derisa ajo u fut në mes për të ndarë të rinjtë që rriheshin, transmeton Telegrafi.

Videoja e postuar në rrjetet sociale, shfaq rrahjen brutale që ndodhi më 27 prill mes disa nxënësve të klasës së nëntë, që sipas familjarëve të asistentes së drejtorit, ajo nuk mund të flasë nga goditjet.

Babai i viktimës së sulmit tha se ajo po vuan nga dhimbet e mëdha në kokë, dhe se rëntgenografia do të përcaktojë saktësisht dëmet e shkaktuara.

Shumica e mësimdhënësve thonë se ndihen të pasigurt në kampus, për faktin se vetëm dy policë kujdesen për sigurinë në hapësirën ku vijojnë mësimin 3 mijë nxënës. /Telegrafi/