Ky është momenti kur pronarja e një lokali në Worcestershire të Britanisë, arrin të ndalë një burrë që tentoi të vjedhë parfume në vlerë prej 1 mijë funtesh – duke i futur shishet e parfumeve në çantë.
Pamjet e siguruara nga Daily Mail, shfaqin momentin kur gruaja që ishte në lokal i afrohet burrit që futet brenda duke menduar se do të blejë diçka, transmeton Telegrafi.
Megjithatë kur e kupton se po e mbushë çantën me parfume, i vihet pas duke tentuar të heq dorë. Megjithatë ai assesi të ndalej.
Në një moment ajo humb durimin dhe e kap për krahu të dyshuarin, të cilin e nxjerr me forcë nga lokali.
Ky veprim i saj është pa si një akt trimërie dhe shumë banorë të këtij qyteti e kanë duartrokitur për veprimin. /Telegrafi/