Telegrafi

U fut në argjendari me sëpatë në dorë, hajni në Kaliforni pendohet keq – pronari e pret me revole në brez

Kamera e sigurisë brenda një argjendarie në San Bruno të Kalifornisë, ka kapur momentin kur hajnat e armatosur me sëpata dhe maska tentuan të kryejnë vjedhje, por që ishte pronari i lokalit që ua ndërpreu punën duke i pritur me revole në brez.

Incidenti ndodhi të premten në argjendarinë Maaz që gjendet brenda qendrës tregtare Tanforan, transmeton Telegrafi.

Policia ka bërë të ditur se pesë persona që në pamje dukeshin se janë adoleshentë, iu afruan lokalit dhe njëri prej tyre u fut me sëpatë në dorë.

Kamerat e sigurisë shfaqin të dyshuarin duke përdorur sëpata për të thyer xhamat, brenda të cilëve gjendeshin stolitë e ndryshme të arit.

Por ishte pronari i argjendarisë Usman Bhatti, i cili fillimisht u fut në lokal duke mos e ditur se çfarë po ndodhte. E kur e pa se po i vërsulet me sëpatë, nxori nga brezi revolen nga e cila u larguan hajnat.

Madje mediat amerikane raportojnë se pronari i argjendarisë kishte leje për armëmbajtje dhe se thjesht i kishte frikësuar të dyshuarit – duke mos pasur qëllim që t’i lëndojë. /Telegrafi/