Telegrafi

U fotografua përkrah Gjokoviqit, babai i Rita Orës bën një reagim

Ylli shqiptar i muzikës ndërkombëtare, Rita Ora së fundmi ndoqi nga afër finalen e Kampionatit Botëror të ragbit në Paris.

Ajo ishte e shoqëruar nga bashkëshorti i saj, Taika Waitit, por në disa momente artistja nga Kosova u pa edhe pranë tenistit, Novak Djakovic.

Shoqërimi i saj me tenistin serb ka ngjallur zemërim dhe reagime të shumta tek shqiptarët.

Kjo ka bërë që në një mënyrë të reagoi edhe babai i autores së “You&I”, Besnik Sahatçiu përmes një postimi në Facebook.

Ai ka postuar disa foto të Ritës nga një kënd tjetër i ulëseve ku ajo po qëndronte dhe shihet në krahët e partnerit të saj, Taika.

“Paris 2023, Finalja e Kupës së Botës në Ragbi, Rita dhe Taika duke i mbështetur All Blacks”, ka shkruar babai i Ritës në postim ku shihen lajme të shkëputura nga disa media botërore.

Lexo po ashtu Rita Ora e ulur pranë Novak Gjokoviqit ndjek Kampionatin Botëror të ragbit

Kujtojmë që Rita u përfshi në një tjetër skandal dhe shkaktoi zemërim tek shqiptarët edhe pasi performoi me një flamur serb gjatë një koncerti në Hungari.

Në sqarimin e saj, Ora deklaroi se nuk ishte në dijeni se ajo po mbante një flamur serb deri në momentin kur u largua nga skena. /Telegrafi/