Artistja nga Prizreni, Doruntina Shala – Tayna, gjatë këtyre ditëve ka qenë duke qëndruar në Zvicër.
Reperja mori vëmendje teksa u fotografua me një mashkull misterioz duke shijuar një pasdite në një nga restorantet në Gjenevë.
Kjo bëri që të komentohet në masë të madhe e madje të aludohet për një lidhje të re dashurie.
Lidhur me këtë një reagim së fundmi e ka bërë edhe vet këngëtarja në një postim të shpërndarë në InstaStory.
Ajo ka publikuar një fotografi në InstaStory ku shfaqet me DJ Dust dhe mashkullin me të cilin u fotografua, i cili njëherësh është pjesë e ekipit të tyre.
“Kapet Tayna me dy meshkuj misterioz”, ka shkruar ajo duke etiketuar edhe djemtë në fjalë.
“Të gjithë menduan se kanë zbuluar diçka”, tha më tej 25-vjeçarja me ironizim.
E njëjta ndryshe deri më tani është deklaruar beqare. /Telegrafi/