Ai u fotografua duke u larguar nga apartamenti i Rita Orës pak ditë më parë pasi kishin kaluar së bashku një natë të lumtur me miqtë e tyre në qytet.
Por pavarësisht hipotezave që u dhanë nga gazetat britanike, ylli televiziv Joey Essex insiston që nuk ka asgjë mes tij dhe këngëtares shqiptare, pos një miqësie shumë të mirë, shkruan The Sun.
Duke folur për fotografitë e përbashkëta që u shpërndanë në internet, ai tha: “Ne e njohim njëri-tjetrin prej vitesh”.
“Ajo është një vajzë e bukur, por ne jemi thjesht miq”, tha tutje Joey në një prononcim për The Sun.
“Rita është e këndshme”, pohoi më tej ai, duke theksuar se mes tyre ka shoqëri shumë të mirë.
Joey , i cili u nda nga e dashura, modelja Lorena Medina muajin e kaluar – do të shfaqet në serinë e re të shfaqjes “MTV Ex On The Beach”.
Dhe ai thotë se është e vetmja shfaqje reallity show që do të bëjë tani, sepse ai ende nuk ka dhënë dorëheqje nga formati i tij i suksesshëm televiziv “The Only Way Is Essex”. /Telegrafi/