Telegrafi

U fol për golin nga gjuajtja e lirë, por jo edhe asistimin maestral – Messi nxori nga loja pesë lojtarë tek pasimi për Vidalin  

Lionel Messi prodhoi një asistim të klasit botëror për golin e Arturo Vidalit ndaj Real Valadollidit në fitoren 5-1 të katalunasve.

Kampionët e La Ligës morën epërsinë herët në Camp Nou kur Messi kaloi topin në zonë dhe Clement Lenglet shënoi për 1-0.

Superylli 32-vjeçar argjentinas u rrit në vazhdimin e lojës kur gjetën edhe golin e dytë ndaj Valadollidit.

Lexo po ashtu Gol i mrekullueshëm i Messit, shënon për të 50-tën herë nga gjuajtja e lirë

Kapiteni i Barcelonës dërgoi topin në zonë dhe nxori nga loja pesë lojtarë të Valladolidit, për të asistuar Vidalin, i cili shënoi për 2-0.

Ky asistim i argjentinasit erdhi në minutën e 29-të të ndeshjes.

Lexo po ashtu Messi tejkalon Ronaldon për gola në nivel klubesh, statistika të frikshme nga argjentinasi

Asistimi maestral i pesë herë fituesit të Topit të Artë bëri që tifozët në mediat sociale të mbushen lavdërime për Messin.

Kjo nuk ishte e tëra, pasi Messi më vonë shënoi edhe një supergol nga goditja e dënimit dhe një gol tjetër të bukur në vazhdim. /Telegrafi/