Barcelona dhe PSG vazhdojnë të jenë në bisedime për Neymarin, ku ofertat nuk kanë munguar në muajt e fundit.
Katalunasit ia kanë komunikuar zyrtarisht PSG-së, mendimin e tyre, duke treguar se kushtëzimi për kërkesën pasrisenëve, ku kërkohet vetëm para, nuk mund të bëhet.
Por Barcelona nuk e ka mbyll derë përfundimisht.
“Sport” shkruan sipas një burimi të tyre në klubin kataulunas, se duan me çdo kusht të fusin lojtarë në marrëveshje, dhe së nënshkrimi ende mbetet larg.
Shuma përfundimtare është 215 milionë euro, ku Barça kërkon ta ul me futjen e disa lojtarëve më marrëveshje.
Sipas “Sport”, Barcelona do të përpiqet të nënshkruajë me Neymarin deri në fund, por nuk mund ta paguajë shumë në “cash”.
Afati kalimtar mbyllet të hënën, më 2 shtator, në ora 23:59 për klubet e La Liga-s.
PSG e pranon sci duket Osumane Dembelen në marrëveshje, por lojtari nuk dëshiron të kthehet në vendlindje.
Thomas Tuchel e sheh francezin si zëvendësues ideal, ndërsa në mes është edhe kroati Ivan Rakitic. /Telegrafi/