Nico Williams ka qenë objektivi kryesor i Barcelonës në afatin kalimtar veror, por në fund ky transferim nuk u realizua.
Sulmuesi kërkohej me ngulm nga katalunasit për krahun e majtë në repartin ofensivë, por nuk ndikoi as miqësia e jashtëzakonshme që ai ka me Lamine Yamal për tu transferuar te gjiganti katalunas.
Megjithatë Williams tani është fishkëllyer nga tifozët e Barcelonës sa herë ka prekur topin dhe vet anësori i Spanjës dhe Bilbaos ka folur për këtë gjë.
“Unë u befasova, të jem i sinqertë”, tha fillimisht Williams.
Pavarësisht tronditjes së tij fillestare, Williams e pranoi se është e zakonshme që lojtarët të marrin fishkëllima kur luajnë jashtë.
“Nuk i kam dhënë shumë rëndësi sepse është normale të marrësh fishkëllima kur shkon në stadiumin e kundërshtarit”, ka shpjeguar ai.
Williams theksoi se tallja i drejtohej atij personalisht, gjë që e bëri atë të ndihej ndryshe. “Kësaj here më drejtuan mua personalisht… Është normale, mendoj se është argëtuese përderisa nuk ka ofendime”, tha sulmuesi i Bilbaos. /Telegrafi/