Site icon Telegrafi

U filmuan duke sulmuar pasagjerët, stafin e trenit dhe policët – adoleshentet britanike i shpëtojnë burgut

Një grup i adoleshenteve që u bënë virale në rrjetet sociale pasi u filmuan duke sulmuar stafin e një treni, pasagjerët dhe policët derisa ishin nën ndikim të alkoolit, i janë shmangur burgimit.

Pesë vajzat, identiteti i të cilave nuk bëhet publik për arsye ligjore, grushtuan, shqelmuan dhe shkulën flokë në incidentin që u përshkrua si “histeri masive”, transmeton Telegrafi.

Madje njëra prej vajzave ia shkuli nga koka flokët një pasagjereje në tren që t’i ruaj si trofe, u tha në seancën gjyqësore.

Gjyqtarja tha se videot e incidentit shfaqin vajzat jashtë kontrollit dhe të vendosura të krijojnë një situatë kaotike.

“Ishte kaos”, tha gjyqtarja e qarkut Teresa Szagun.

Më i reja ishte vetëm 13 vjeçe kur filloi një përleshje në stacionin hekurudhor Barnham në West Sussex, midis grupit dhe një vajze tjetër të re.

Pjesëtarët e stafit të trenit dhe policia që tentuan të ndërhynin u sulmuan nga vajzat.

Banorët pretenduan se fshati zakonisht i qetë Barnham po mbahej peng nga të rinjtë, pasi pamjet e bandës së vajzave u bënë virale në mediat sociale.

Të pesë pranuan grindjet dhe sulmet ndaj stafit të trenit e policisë.

Dy gra u hodhën rreth e rrotull nga vajzat përpara se policia të godiste me shkelma dhe goditur me kokë teksa po përpiqej t’i arrestonte.

Gjyqtarja Szagun u tha të pesë vajzave se do të ishin burgosur nëse do të kishin qenë mjaft të rritura. /Telegrafi/

Exit mobile version