Një oficer policie në Gjeorgji u pushua nga puna të premten, pasi u filmua duke përdorur një revole elektrike tek një grua me ngjyrë gjatë kohës kur po e arrestonte këtë të fundit.
Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, Departamenti i Policisë në Gwinnett County, deklaroi se kishte filluar hetimin ndaj oficerit Micheal Oxford, përpara se videoja të përhapej në TikTok.
“Një nga vlerat tona kryesore është mirësjellja”, tha departamenti në një deklaratë.
“Ne përpiqemi të tregojmë respekt ndaj komuniteteve tona, dhe ndaj bashkëmoshatarëve tanë”, u shprehën zyrtarët.
“Hetimi në këtë rast tregon se oficeri Oxford i ka shkelur politikat dhe vlerat tona thelbësore”, thuhet mes tjerash në njoftimin e policisë.
Para disa muajve, një rasti i ngjashëm në SHBA kishte ngjallur protesta të shumta nga banorët, të njëjtit kishin kërkuar reforma ndaj çështjes së racizmit dhe ndaj mënyrës se si po trajtohen njerëzit me ngjyrë gjatë arrestimit.
Bëhet fjalë për George Floyd, afro-amerikani i cili vdiq gjatë kohës kur u arrestua nga policia në Minneapolis, pasi njëri prej oficerëve ia vendosi gjurin në qafë për afër 9 minuta. /Telegrafi/