Telegrafi

U filmua me dron teksa kujdesej për kanabisin, kapet i kërkuari në Malësi të Madhe

Një 68 vjeçar i shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të lëndëve narkotike është arrestuar mëngjesin e së dielës nga policia e Shkodrës.

Shtetasi Gj.K. u filmua disa javë më parë nga droni i policisë në zonën e fshatit Gashaj në Malësi të Madhe teksa kujdesej për dhjetëra bimë kanabisi të mbjella në një parcelë.

Gjatë këtij operacioni policia asgjësoi 62 rrënjë kanabis, teksa 68 vjeçari Gj.K. ia doli të largohej, shkruan A2.

Gjithashtu bazuar në hetime dhe inteligjencën policore dyshohet se  68-vjeçari është dhe autor i  kultivimit të 103 fidanëve kanabis të asgjësuara nga Policia me datë 24.08.2024 në territorin e fshatit Gashaj, Njësia Administrative Kastrat./A2CNN/