Këngëtarja dhe modelja e njohur Afërdita Dreshaj u fejua pak ditë më parë me hokeistin çek, Jakub Kindl.
Dyshja kurorëzuan dashurinë e tyre me fejesë në një mbrëmje romantike, në një nga tarracat më të bukura të qytetit të Pragës.
Afërdita ishte ajo e cila përmes Instagramit ndau me fansat imazhe të ndryshme nga nata kur mori propozimin për fejesë, duke treguar për çastet romantike që kishte përjetuar.
megjithëse është fejuar larg familjes, ajo ka arritur që të marrë edhe dhuratën e fejesës nga ata.
Në InstaStory, bukuroshja Dreshaj ka publikuar një fotografi të buqetës me trëndafila, të cilën ajo e mori dhuratë fejese nga të afërmit e saj.
“Faleminderit për mamanë, vëllanë dhe motrën për këta trëndafila të bukur” (sic.), ka shkruar Dreshaj në mbishkrimin e fotografisë. /Telegrafi/