Telegrafi

U është dukur e “dyshimtë”, policia në Hong Kong përplasë për toke dhe e arreston 12-vjeçaren – menduan se ishte protestuese

Një video amatore e publikuar në internet shfaq momentin kur një vajzë 12-vjeçare e përplasin për tokë policia në Hong Kong, gjatë protestave që kanë shpërthyer atje.

Vogëlushja shihet duke u munduar të arratiset kur një grup i policëve e kapin dhe e përplasin me tërë forcën për tokë, derisa masa e nervozuar bënin thirrje që ta lënë të lirë, transmeton Telegrafi.

Kjo vajzë kishte dalë për të blerë gjësende të ndryshme kur u përplas për tokë nga policia, thotë e ëma e saj e cila nuk mund të ndalte lotët derisa fliste para gazetarëve.

Edhe policia e Hong Kongut e ka konfirmuar arrestimin e 12-vjeçares, duke pretenduar se policia kishte përdorur “minimumin e forcës së nevojshme” për ta prangosur.

Ajo u është dukur atyre e dyshimtë derisa po vraponte, pavarësisht se ajo nuk ishte protestuese dhe se kishte dalë për të blerë gjësende të ndryshme. /Telegrafi/

Hong Kong police confirmed the rough arrest of the 12-year-old, claiming officers used ‘minimum necessary force’ to detain her after seeing the child ‘running in a suspicious manner’ at the protest.