Gani Gërmisë i është publikuar një video gjatë spektaklit të natës së sotme (e hënë), për të cilën mbeti i habitur dhe i zhgënjyer jashtëzakonisht shumë.
Atij iu prezantua një klip, ku bie në kontradikta me fjalët dhe veprimet në këtë reality shou.
Pas klipit, gazetari e humoristi tha se është i zhgënjyer dhe se dëshiron ta lë menjëherë garën.
“Nuk e kam asnjë fjalë të vetme për këtë video-montazh. Ishte kënaqësi ky reality shou, jam i zhëgnjyer për këtë video. Unë e lë këtë reality shou këtu”, u shpreh ai.
Ganiu vazhdoi: “U bë e tepërt, më është lodhur shpirti. Gjithçka përfundoi prej anës time. Sinqerisht nuk ka vend për diskutim më andej. Unë këtu i ndaj rrugët për banorët”.
Ai tha se të gjithë kanë video të tilla, por që e falënderon produksionin për videon që iu dedikua.
“Dua t’i kërkoj falje, audiencës, publikut që po më ndjek. Dua të vij në studio t’ua marrë hallallin”, theksoi mes tjerash ai. /Telegrafi/