Telegrafi

U digjet vetura rrugës për Tropojë, Ermal Mamaqi publikon videon e momentit ku ishin edhe Hetem Ramadani e Inva Mula

Mjeku i njohur popullor, Hetem Ramadani dhe gruaja e tij, sopranoja Inva Mula së bashku me komedianin Ermal Mamaqi raportohet se janë përfshirë në një aksident rrugës për Tropojë.

Lajmin e ka bërë të ditur vet Ermali, derisa ka ndarë me ndjekësit një video në momentin kur vetura e tyre mori flakë.

Mamaqi njofton se janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe se me këtë rast uron festën e Kurban Bajramit.

Ermal Mamaqi (Foto: Instagram)

Ky është postimi i plotë i Ermalit:

“Miq, për shkak të disa lajmeve që janë përhapur…

Ju njoftoj që jemi të gjithë mirë. Ishim kaq shumë njerëz me energji pozitive sa shpërtheu furgoni.

jemi rrugës për Tropojë. Gëzuar Bajramin”.

Ermal Mamaqi (Foto: Instagram)

Në videon e mëposhtme, aktori i njohur tregon nga afër ngjarjen e vërtetë:

/Telegrafi/