Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, i është bashkuar peticionit për vendosjen e Kosovës në hartën e Netflixit.
Në platformën e popullarizuar gjatë kyçjes nga Kosova, lokacioni figuron si pjesë e Serbisë, prandaj është nisur një peticion i ngjashëm me atë ndaj Apple, kur u vendosën kufijtë e Kosovës në hartën e tyre.
“I dashur Netflix, njerëzit e Kosovës kënaqen shumë shërbimet tuaja ‘streaming’ dhe e duan punën tuaj. Ata meritojnë të njihen për këtë. Është koha që ta vendosni Republikën e Kosovës në hartën tuaj”, ka shkruar Osmani në Twitter.
Dear @netflix, the people of 🇽🇰 highly enjoy your streaming services and love your work. They deserve to be recognized for this.
It’s about time you put the Republic of Kosovo on your map. https://t.co/evjGw9BrIu— Vjosa Osmani (@VjosaOsmaniPRKS) February 10, 2021
Një nismë e tillë ka filluar nga Sovran Hoti, student në Universitetin “Ukshin Hoti“ në Prizren, ndërsa kërkohet që Republika e Kosovës të njihet si shtet në Netflix.
Kjo nismë vjen pasi si përdorues i rregullt i Netflix, ai e kishte vënë re se lokacioni i figuron Serbi dhe kjo e ka nxitur të hulumtojë më tepër rreth kësaj çështje. /Telegrafi/