Site icon Telegrafi

U cilësua si vdekje e dyshimtë, policia nis hetimet për vdekjen e prishtinasit në rrugë

Foto: Arkiv

U cilësua si vdekje e dyshimtë nga policia vdekja e një personi që kishte ndërruar jetë  në rrugë mesditën e së dielës në Prishtinë.

Sipas Policisë së Kosovës viktima në çastin kritik ishte duke ecur rrugës dhe ishte rrëzuar papritur.

Me të dalë në vendin e ngjarjes mjeku ka konstatuar vdekjen e tij.

Policia në raportin 24 ka dhënë detaje duke thënë se, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Lexo po ashtu Gjendet pa shenja jete një 66 vjeçar në Prishtinë

“Raportohet se viktima mashkull kosovar derisa ka qenë në rrugë është rrëzuar.  Njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dal në vendin e ngjarjes, nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. Rasti vazhdon të hetohet”, bënë të ditur policia. /Telegrafi/

Exit mobile version