Salla operative e Komisariatit të Policisë Himarë ka marrë njoftim të shtunën për dy turistë që ishin duke lundruar në det, në plazhin e Livadhit, me një mjet lundrues kajk, të cilët e kishin të pamundur të ktheheshin në breg, për shkak të dallgëve të larta.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit janë organizuar shërbimet e Policisë Kufitare, për t’iu shkuar në ndihmë dy turistëve çekë.
“Shërbimet e Policisë Kufitare kanë shkuar në vendin ku kishin ngelur turistët dhe i kanë shoqëruar ata me mjetin e Policisë Kufitare, deri në breg, së bashku me mjetin e tyre lundrues. Dy turistët janë në gjendje të mirë shëndetësore dhe kanë falënderuar shërbimet e Policisë që iu shkuan në ndihmë”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia e Kufitare e Vlorës thotë se është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve dhe të vizitorëve, për të krijuar një ambient sa më të sigurt./Telegrafi/