Telegrafi

U bënë prindër për herë të parë – Marina Vjollca dhe Getoar Selimi zbulojnë emrin e veçantë të vajzës

Çifti i njohur shqiptar, Marina Vjollca dhe Getoar Selimi, mbrëmjen e së mërkurës u raportua se janë bërë prindër për herë të parë.

Kjo tanimë u konfirmua nga vet dyshja në një postim të shpërndarë me ndjekësit në rrjete sociale.

Ata njoftuan se mirëpritën vajzën të cilën e kanë pagëzuar me emrin, Marget, kombinim i emrave të tyre: Marina – Getoar.

“Faleminderit Zotit që na bekoi me një engjëll si ti, jeta jonë. Marget Selimi. 24/11/2021”, kanë shkruar çifti në postimet që publikuan në Instagram.

Në pjesën për komente, urimet kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit e dyshes së famshme.

Lexo po ashtu Marina Vjollca dhe Ghetto Geasy bëhen prindër për herë të parë?

Marina dhe Ghetto Geasy ndryshe janë së bashku prej shumë vitesh, gjersa kurorëzuan dashurinë me martesë në një ceremoni luksoze në bregdet në vitin 2017.

Të njëjtit prej shumë kohësh bashkëjetojnë në kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranë. /Telegrafi/