Site icon Telegrafi

“U bëmë horë”, Arjola Demiri dhe Monika qeshin me ironinë e bërë me bananet gjatë spektaklit në BBV

Foto: Top Channel

Mbrëmja e spektaklit Big Brother VIP ka krijuar situata të ndryshme mbrëmjen e së martës në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.

Në fund të spektaklit, është transmetuar një moment kur gjatë javës aktoret Arjola Demiri dhe Monika Lubonja kanë diskutuar për një kërkesë interesante të bërë me ironi.

Ato kanë qenë duke ngrënë banane, në momentin kur Monika duke ironizuar i ka thënë Arjolës se do ishte mirë që vëllai i madh t’ua mundësonte një herë në dy javë një aktivitet sportiv.

Foto: Top Channel

Banorët me të dëgjuar këtë kanë filluar të qeshin me të madhe, ashtu si edhe protagonistët në studio.

Lexo po ashtu E ndjen mungesën e familjarëve, Beatrix Ramosaj emocionet dhe nisë të qajë në Big Brother VIP

Si për t’u tallur, vëllai i madh iu ka sjell dy banorëve nga një biçikletë statike në dhomën e befasive, për të kryer aktivitet fizik.

Foto: Top Channel

Të gjithë në studio kanë filluar të qeshin, teksa në një moment Arjola është dëgjuar duke thënë: “U bëmë horë”.

“Si na keqkuptojnë kështu”, ka thënë tutje Monika duke qeshur pas asaj që kishte thënë në klipin e transmetuar gjatë mbrëmjes. /Telegrafi/

(Video, minuta 15:40)

* BIG Brother VIP Albania mund ta ndiqni ekskluzivisht në platformën IPKO, në dy kanale HD, të dedikuara posaçërisht për të ndjekur banorët e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, 24/7, pa pagesë shtesë, të numëruara 30 dhe 31 në listën e kanaleve, si dhe përmbledhjen javore në kanalin TOP Channel.

Exit mobile version