Moderatori i njohur, Labinot Gashi, ka festuar dje (e hënë) ditëlindjen e tij të 40-të.
Me këtë rast, ai ka marrë urime të shumta nga miqtë, kolegët dhe familjarët e tij.
Pa dijeninë e tij, Labit i ishte përgatitur një festë surprizë nga miqtë e tij më të mirë, duke përfshirë këtu fytyra të shumta të estradës.
Për këtë festë të organizuar enkas për të, dijeni nuk kishte as bashkëshortja e tij, Qëndresa.
Labi në një fotografi të publikuar në InstaStory, i ka falënderuar të gjithë ata që ia organizuan këtë befasi të këndshme, me rastin e ditëlindjes dhe përvjetorit të parë të martesës së tij.
“Mbrëmë ka qenë nata më befasuese për mua dhe Qendresen. Një party e organizuar për, pa dijeninë tonë, ka qenë dhurata më e bukur që e kemi pranuar ndonjëherë. S’kishte si me qenë më mirë e më bukur ndryshe, dhe për këtë i jemi falënderues secilit që ishte mbrëmë me ne e na falën aq shumë emocione. Jemi me fat që ju kemi. Atdhes dhe krejt shokëve që u morën me organizimin, ju them veç ua kthefsha gjithmonë për të mirë. Faleminderit edhe të gjithëve për urimet e përgëzimet që mi dërguan”, ka shkruar Labi në InstaStory.
Kujtojmë, që ai dhe bashkëshortja e tij, Qëndresa, pritet që shumë shpejt të bëhen prindër të një vajze. /Telegrafi/