Telegrafi

U arrestua sot në Shkodër, kush është Shkëlzen Xhenje, “krahu i djathtë” i mikut të Martinajt

Shkëlzen Xhenje, i shumëkërkuari emri i të cilit doli në dosjen e “Metamorfoza”, u arrestua në Shkodër, në fshatin Kuç. 32-vjeçari njihet si një person me precedent të theksuar penal.

Emri i tij nuk është i panjohur për uniformat blu, pasi ai cilësohet si krahu i djathtë i Eljon Hatos, mik i Ervis Martinajt.

Lexo po ashtu Bashkëpunoi me Ervis Martinajn, arrestohet në Francë Behar Bajri

Shkëlzen Xhenje dyshohet të jetë përfshirë në atentatin ndaj Ismet Çekores në vitin 2022, i cili u ekzekutua pak metra larg banesës së tij në lagjen “Guerrile” të Shkodrës. 17 ditë pas vrasjes së Ismet Çekorjas u ekzekutua kushëriri i Shkëlzen Xhenjes, 19-vjeçari Erjon Xhenje. /Telegrafi/