Një 71-vjeçar amerikan, i identifikuar si David Ira Lang është arrestuar këtë të enjte nga policia e Tiranës, pasi dyshohet se prodhonte materiale pornografike me të mitur.
Gjatë kontrollit në banesën e tij policia gjeti dhe sekuestroi pajisje elektronike dhe materiale të tjera, që kanë shërbyer për kryerjen e kësaj veprimtarie kriminale.
Arrestimi i 71-vjeçarit u bë i mundur pas bashkëpunimit të ngushtë ndërmjet Task Forcës për Shërbimet e Përbashkëta Investiguese në Departamentin e Policisë Kriminale dhe Njësisë kundër Krimeve Kibernetike, me Zyrën Rajonale të Sigurisë së Ambasadës së ShBA në Tiranë de prokurorisë së Tiranës.
David Ira Lang është një peson me precedent të mëparshëm penal në prodhimin e materialeve pornografike me të mitur. Në vitin 2018 ai është dënuar burg nga një gjykatë në Rusi për të njëjtat vepra penale.
Gjykata e Qarkut Kurchatovsky e Chelyabinsk e dënoi shtetasin amerikan, me 7.5 vjet burg për “kryerjen e gjashtë krimeve në lidhje me prodhimin dhe trafikimin e materialeve që përmbajnë imazhe pornografike të të miturve”.
Së bashku me amerikanin, në gjykatë u paraqit edhe ndihmës-përkthyesja e tij, banore e Chelyabinsk. Ekaterina Yaskina u akuzua se ndihmoi Lang të prodhonte dhe shpërndante pornografi për fëmijë. Ajo u dënua me tre vjet burgim me kusht me një periudhë prove prej dy vjetësh.
Lang u vendos në Chelyabinsk në vitin 2003. Ai punoi si konsulent biznesi dhe mësues anglishteje.
Sipas hetuesve në Rusi, ai ndërtoi në qytetin Chelyabinskit një studio dhe bëri mijëra fotografi dhe video me të mitur të cilat i postoi më pas në një site që krijoi.
“Amerikanja kërkonte vajza dhe modele të reja përmes reklamave. Kur ato shkonin për intervistë ai u kërkonte të zhvisheshin dhe të bënin fotografi. Disa vajza shkuan më shumë se njëherë, duke bërë marrëdhënie seksuale kundrejt pagesës.
Të ardhurat e Lang nga faqja ku ai publikoi këto materiale ishin dhjetëra herë më shumë. Ai lidhi kontrata me të gjithë pjesëmarrësit në xhirime të moshave 16 dhe 17-vjeç.
Duket se të njëjtën veprimtari kriminale 71-vjeçari e ka shtrirë dhe në Shqipëri.